Për herë të parë që nga viti 1917, Ukraina po feston Krishtlindjet më 25 dhjetor. Kjo konsiderohet më shumë se thjesht një ndryshim i datës nga 7 janari, e cila është data e Krishtlindjeve në kalendarin julian, të cilin Rusia e përdor.
Kjo është vazhdimi i një ndryshimi të rëndësishëm kulturor në vend, përpjekja e fundit për të shrrënjosur ndikimin e Moskës në Ukrainë, shkruan BBC.
Miratimi i kalendarit perëndimor, gregorian është gjithashtu një shenjë e përpjekjes së vazhdueshme të Kievit për t’u rreshtuar me Europën. Qoftë në luftë, qoftë në kohë paqeje, Krishtlindjet vijnë gjithmonë.
Ukraina dhe Rusia kan[ ngjashmëri të madhe kulturore dhe atyre do t’u duhet gjithmonë të jetojnë pranë njëra-tjetrës. Megjithatë, identiteti i të parit vetëm sa po forcohet nga agresioni i këtij të fundit.
Ndërsa përparimi rus drejt Kievit u ngadalësua vitin e kaluar, trupat pushtuese u akuzuan për vrasjen e më shumë se 500 civilëve në një nga mizoritë më të rënda të luftës deri tani.
Disa nga emrat e tyre shfaqen në një memorial argjendi pranë Kishës së Shën Andreas. Ndërsa kupolat e saj të arta shkëlqejnë në diellin e dimrit, ende mund të shihni se ku bari ka luftuar për t’u kthyer.