Vendosni fjalën kyçe....

Rama publikon videon nga takimi me Zelensky-n në Ukrainë


Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga takimi i tij me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në vizitën e tij në Kiev, Rama shoqërohet nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Ata kanë vizituar disa prej qytezave të shkatërruara nga lufta si Borodjanka, Irpini, dhe Bucha.

 

Zelensky gjithashtu ka publikuar një video nga takimi.

“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe kjo është një shfaqje e rëndësishme e mbështetjes për njerëzit tanë. Sot takohem me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrin e Malit të Zi.”- shkruan Zelensky krahas videos.