Një efektiv policie ka humbur jetën pasditen e sotme në Kamëz, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Bëhet fjalë për efektivin e policisë, shtetasin Naim Duka 59 vjeç. Duka besohet se ka qenë duke lënë shërbimin dhe ka ndërruar jetë para komisariatit.
“Më datë 07.06.2022, në Kamëz, ka ndërruar jetë shtetasi N. D., 59 vjeç, punonjës Policie.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e Policisë.