Jeff Bezos i ofron 2 miliardë dollarë NASA-s për kontratën e misionit në hënë por shkencëtarët e agjencisë heshtin.
Bezos do ta japë këtë shumë nëse agjencia amerikane i jep kompanisë së tij “Blue Origin” një kontratë për të bërë anije kozmike për të çuar astronautë në hënë, shkruan “The Guardian”.
NASA i dha më herët “SpaceX” të Elon Muskut një kontratë 2,9 miliardë dollarë për të bërë një tjetër anije kozmike për të çuar astronautët në hënë para 2024, duke refuzuar ofertën e “Blue Origins” dhe “Dynetics”.
Një zëdhënës i NASA-s tha që agjencia ishte në dijeni të letrës së Bezos por zëdhënësi nuk pranoi të komentonte më tej.