Disa zona të kryeqytetit do pësojnë sërish shkëputje të energjisë elektrike për shkak të investimeve në kabinat e shpërndarjes.
OSHEE ka lajmëruar se do ketë stakime në fshatin Varosh, rrugën “Ramadan Sokoli” dhe në rrugët “Don Bosko” e “Jordan Misja”.
Njoftimi:
Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër, 23 korrik do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë.
Më poshtë oraret e stakimit dhe zonat që preken nga kufizimi i energjisë si pasojë e punimeve në kabina
23 korrik
09:00-14:00
Pjesërisht: Fshati Varosh
10:00-16:00
Pjesërisht: rruga “Ramadan Sokoli”
09:00-16:00
Pjesërisht: Rruga “Don Bosko” dhe rruga “Jordan Misja”