Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO – Pamjet e ekzekutimit të Bledar Birçajt në Vlorë, dy persona të maskuar zbrazin karikatorët ndaj ‘BMW’-së së viktimës


Janë shfaqur pamjet e ekzekutimit të Bledar Birçajt paraditen e sotme në Vlorë.

Në pamjet e treguara në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan, duket dy persona të maskuar me të zeza që hapin zjarr ndaj viktimës që udhëtonte me një fuoristradë tip ‘BMW’ ngjyrë gri.

Personi që shoqëronte Birçajn arriti të dalë nga mjeti dhe largohet me vrap në të njëjtin drejtim nga ikin edhe ekzekutorët ndërsa i riu humbi jetën në spital pas plagëve të marra.

Atentati ndaj tij ndodhi në rrugën ‘Hajro Çakërri’ në qytetin bregdetar. Birçaj ishte pronar i një bari në Lungomare.

10 vite me parë ai dhe i vëllai  dhunuan juristin e Hipotekës së Vlorës ndërsa në vitin 2011, ai u arrestua në Vlorë si i dyshuar për vrasje por në prill u lirua.

Në korrik 2011, çështja ndaj Birçajt u pushua nga ana e prokurorisë. Viktima lëvizte shpesh në drejtim të Spanjës dhe vetëm një muaj më parë ishte kthyer në Vlorë.  


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *