Vendosni fjalën kyçe....

Bolsonaro ndryshon përsëri ministrin e Shëndetësisë, i katërti që kur filloi pandemia


Jair Bolsonaro

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka njoftuar se po emëron një ministër të ri për Shëndetësisë – i katërti që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Ai është Marcelo Queiroga, një kardiolog, që do të zëvendësojë gjeneralin Eduardo Pazuello (i cili është një oficer ushtrie pa asnjë trajnim mjekësor).

Kjo lëvizje vjen pasi numri i vdekjeve të lidhura me Covid-19 në Brazil po afron 280 mijë.

Brazili ka numrin e dytë më të lartë të infeksioneve dhe vdekjeve në botë, pas SHBA-ve.

Bolsonaro është përballur me kritika për trajtimin që i ka bërë situatës së pandemisë.

Marcelo Queiroga

“U vendos tani pasdite për të caktuar mjekun Marcelo Queiroga në Ministrinë e Shëndetësisë.”– tha z. Bolsonaro në një fjalim në pallatin presidencial të hënën, citon BBC.

Ai tha se procesi i tranzicionit “duhet të zgjasë një ose dy javë”.

Disa orë më parë, Gjeneral Pazuello u tha gazetarëve se presidenti po kërkonte ta zëvendësonte për të “riorganizuar” ministrinë.

Bolsonaro tha se ai kishte pasur një bisedë “të shkëlqyeshme” me ministrin e ri Queiroga, duke shtuar: “Për mendimin tim ai ka gjithçka që i duhet për të bërë një punë të mirë, për të vazhduar gjithçka që Pazuello ka bërë deri më sot”.

Ai shton: “Nga tani e tutje, ne po shkojmë në një fazë më agresive në lidhje me luftën kundër virusit.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *