Vendosni fjalën kyçe....

CEO-ja i “Moderna”-s besimplotë: Do të prodhojmë 500 milionë doza të vaksinës në 2021-shin


Kompania “Moderna Inc” pretendon se do të jetë në gjendje të prodhojë 500 milionë doza të vaksinës së saj kundër COVID-19 në vitin 2021. Të paktën sipas deklarimeve të shefit ekzekutiv, Stéphane Bancel.

Kompania ka aplikuar për të marrë autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës së saj në Shtetet e Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian, pasi rezultatet e testimeve të fazës së vonë treguan se vaksina ishte 94.1% efektive.

“Për 500 milion, jam shumë 9 qetë se do të arrijmë atje në vitin 2021.”– tha Bancel në Konferencën e Investitorëve të Nasdaq, citon Reuters.

Stéphane Bancel

Ai gjithashtu tha se kompania do të ishte në gjendje të mbante një çmim premium prej 37 dollarësh për dozat e saj të vaksinës, megjithëse pritet të bjerë në 25 dollarë për furnizime me vëllim të madh, siç është ai i qeverisë amerikane.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA do të mbajë një takim të komitetit këshillues në 17 Dhjetor për të diskutuar kërkesën e kompanisë për autorizimin emergjent për vaksinën e saj kundër COVID-19.

Bancel tha se kompania ka parë kërkesë të reja nga shumë vende që kërkojnë doza shtesë pasi raportoi të dhënat klinike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *