Katër persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ka ndodhur në rrugën Lezhë-Shkodër.
Përplasja mes dy mjeteve ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë kryqëzimit të Rraboshtës, ndërsa pas përplasjes njëri nga mjetet ka dalë jashtë rruge.
Të lënduarit janë dërguar në spital, ndërsa gjendja e tyre nuk dihet ende. Përplasja ka shkaktuar bllokim të trafikut në këtë pjesë të rrugës.
Video Credit: Syri