Autoritetet amerikane kanë zbuluar tunelin kufitar më të përparuar teknologjikisht në histori në kufijtë mes SHBA-së e Meksikës, një rrugë nëntokësore kontrabande që shtrihej nga Meksika deri në Arizona.
Tuneli një metër i gjerë e i lartë, ishte i pajisur me një sistem të hollësishëm ventilimi, linja elektrike dhe ujore si dhe një hekurudhë të vogël.
Zbuluar në afërsi të Yuma, Arizona, një rrugëkalim i gjatë 1.300 metra gjithashtu kishte mbikëqyrje të rreptë, tha Agjencia Amerikane e Kufirit e Doganave, duke shpërndarë disa foto të tunelit.
“Ky duket se është tuneli më i sofistikuar në historinë e SHBA-së dhe sigurisht më i sofistikuari që kam parë në karrierën time,” tha një nga zyrtarët amerikanë, Carl Landrum.
Sipas autoriteteve amerikane tuneli është ndërtuar për qëllime kontrabande.
Ky nuk është tuneli i parë në kufijtë mes dy vendeve. Herë pas here autoritetet amerikane kanë zbuluar tunele të ngjashme që përdorën për trafik droge, armësh e kontrabandë mallrash.