Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhet e Bashës në Kosovë, në krah të tij Besnik Mustafaj (Video)


Kreu i PD-së, Basha, ndodhet që prej ditës së djeshme në Kosovë në një vizitë zyrtare me ftesë të kryeministrit Hoti.

Ai është takuar me të gjithë krerët e institucioneve dhe forcave politike në vend, me të cilët ka diskutuar mbi një sërë temash.

Vlen të theksohet se në këtë takim, në krah të Bashës qëndronte ish-ministri i Jashtëm në qeverinë e PD-së, Besnik Mustafaj, i cili është rikthyer në PD së fundmi.

Të parin, Basha ka takuar kryeministrin Hoti të cilit i ka shprehur vlerësimin për nisjen e dialogut me Prishtinës e Beogradit duke theksuar se fundi i këtij dialog duhet të jetë njohja e Kosovës.

Ai tha gjitashtu se vendimi i parë i tij si kryeminstër do jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit.

Të njëjtën mbështetje e vlerësim shprehu Basha edhe në takimin me presidentin Thaçi ndërsa me kreun e Vetëvendosjes e ish-kryeministrin Kurti, Basha theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit mes vendeve dhe frenimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria e Kosova.

Takimet e Bashës vijuan me kryetaren e Kuvendit, Osmani, me të cilën theksoi se ndihma më e madhe e Shqipërisë ndaj Kosovës është respektimi i plotë i pavarësisë, sovranitetit dhe duke bërë gjithçka për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.

Ruajtja e integritetit territorial të Kosovës ishte temë bisedimi edhe në takimin mes Bashës e ish-kryeministrit Haradinaj. Më tej kryedemokrati u takua me kreun e partisë Nisma, Limaj, zv.kryetarin e LDK-së, Veliu dhe kreun e PDK-së, Veseli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *