AKU-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të blejnë bukë të paprerë në furrat e bukës.
Shkak për këtë është bërë rritja e numrit të të prekurve nga Covid-19.
Sipas AKU-së, prerja e bukës jo vetëm ul vetitë e vlerat ushqyese por rrit edhe rrezikun e infeksionit.
Njoftimi
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bazuar në opinionin e specialistëve në fushën e drithërave dhe të bukës, sjell në vëmendje të konsumatorit këshillën që produkti bukë të blihet i paprerë në njësitë e tregtimit të këtij produkti.
Prerja e bukës është një proces ndërhyrje mekanike që sjell prishjen e “guackës mbrojtëse” të këtij produkti ushqimor ndaj kontaminimit të mundshëm, si dhe prishjen e strukturës kimiko-fizike, duke ndryshuar cilësinë apo vetitë e produktit ushqimor, të tilla si: vlerat ushqimore, aroma, shija, etj.
Gjithashtu, referuar opinionit të specialistëve në fushën e drithërave dhe të bukës, argumentohet se prerja e bukës sjell ngurtësimin e saj, tuli i bukës bëhet më i ashpër, lagështia pakësohet, duke humbur kështu freskia e produktit ushqimor, pra ulet cilësisë e tij.