Vendosni fjalën kyçe....

Meta e publikon edhe në anglisht videon për Ardian Dvoranin


Presidenti Meta e ka publikuar edhe në anglisht videon e para pak ditëve lidhur me ato që ai i quan shkeljet kushtetuese e ligjore të bëra nga kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardin Dvorani.

Në videon e parë Meta shpjegonte të gjithë atë që e quan skemë për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga ana e mazhorancës, ku rol kryesor sipas tij ka luajtur kreu i KED-së, Dvorani.

Pak orë para publikimit të videos në rrjetet sociale, Meta ishte në prokurori ku e akuzoi Dvoranin për shkelje të ligjit e Kushtetutës. Pas tij në organin e akuzës ishte edhe Dvorani, i cili dha shpjegimet e tij lidhur me akuzat  kreut të shtetit.

‘Të dashur miq, Me kërkesën tuaj po e publikoj dhe në anglisht spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese. Mbrojtja e Integritetit të Gjykatës Kushtetuese, DETYRË MBI DETYRAT!’ – shkruan sot Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *