Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Mësohet se një person që po kalonte rrugën është goditur nga një motor i një prej bizneseve fast-food të qytetit bregdetar.
Aksidenti ka ndodhur fare pranë spitalit të qytetit, ku i plagosuri po i nënshtrohet një operacioni.
Identiteti i të lënduarit nuk bëhet i ditur, por mësohet se është rreth moshës 60-vjeçare.