Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk është normale”, socialistët nuk janë në një mëndje për përgjimet e Dakos me grupet kriminale


Socialistët nuk janë në një mendje përsa i përket përgjimeve që janë bërë nga Prokuroria për kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon. Disa nga deputetët socialistë janë shprehur se asnjë zyrtar nuk duhet të bashkëpunojë me krimin por çështja duhet të hetohet nga prokuroria. 

Ndërsa deputeti socialist Arben Pëllumbi thotë se nuk ka përgjegjësi Dako përsa kohë që nuk privohet blerja e votës. Madje ai thekson se edhe njerëzve të lidhur me krimin u kërkohet vota.  Por ligjëvënësi tjetër socialist Andor Shamet për “Report Tv”,  është shprehur se kjo nuk është normale. 

DEKLARATAT E SOCIALISTËVE

 Arben Pëllumbi

“Unë nuk di të ketë fakte të tilla. Është një njeri që voton, është një qytetar që ka votuar edhe dje, edhe pardje, edhe vjet edhe para 10-vjetësh. Vota është votë, ti mund ta takosh, por është tjetër gjë të bësh kompromise, është tjetër gjë të kërkosh të shesësh votën, është tjetër gjë të bësh marrëveshje. Të kërkosh si një njeri i thjeshtë, si një njeri që voton, të kërkosh votën e tij çfarë të keqje ka”, tha ai.

 Adnor Shameti

“Nuk është normale, por duhet të provohet, lërjani gjykatës dhe prokurorisë”.

Klodilta Bushka

“Asnjë zyrtar i lartë nuk duhet të bashkëpunojë me asnjë gurp dhe të kryejë aktivitet të jashtëligjshëm”.

Alket Hyseni 

“Unë nuk kam dëshirë të bëhem kryetar Bashkie”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *