Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i akuzuar nga prokuroria për përfshirje në trafik droge ka vendosur të thyejë heshtjen. Ai ka njoftuar se ditën e nesërme në orën 10:30 do të dalë një dalë në një konferencë për mediat.
Thuhet se Tahiri ka marrë një letër nga Italia për përgjimet dhe ditën e nesërme do të kërkojë pafajësinë. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, la mandatin e deputetit, pasi emri i tij rezultoi në përgjimet e bandës së narkotrafikut “Habilaj”, të cilit rezultonin të ishin kushërinj të tij. Ai u akuza si pjesë e rrjetit të trafikut të drogës dhe mbi të rëndojnë dy akuza, ajo e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.