Turqia do të mbështesë aplikimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO në samitin e ardhshëm të aleancës në Spanjë, njoftoi presidenti finlandez Sauli Niinisto të martën pas një takimi me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministren suedeze Magdalena Andersson. Të tre vendet nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në…
Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador fajësoi trafikimin dhe “mungesën e kontrollit” në kufi për vdekjen e të paktën 50 emigrantëve të braktisur në një kamion në Teksasit. Ai e quajti ngjarjen një “tragjedi të jashtëzakonshme” dhe tha se Meksika do të punonte për të riatdhesuar eshtrat e qytetarëve…
Kryeministrja e Skocisë, Nicola Strugeon tha të martën më 28 qershor se dëshiron që referendum i ri për pavarësinë të mbahet më 19 tetor të vitit 2023. Në vazhdën e Brexit, Sturgeon, e cila është udhëheqëse e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), thotë se është koha për ta çuar Skocinë përsëri…
Të paktën 49 të burgosur u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën mengjesin e së martës gjatë një tentative arratisjeje nga një burg në Kolumbi. Lajmi u konfirmua nga një zyrtar kolumbian i Agjencisë Kombëtare të Burgjeve për AFP-në. “Deri më tani janë 49 të vdekur”, tha një zëdhënës…
Sri Lanka ka pezulluar shitjet e karburantit për automjetet jo thelbësore pasi po përballet me krizën e saj më të keqe ekonomike në dekada. Siç shkruan BBC, për dy javët e ardhshme, vetëm autobusët, trenat dhe automjetet që përdoren për shërbime mjekësore dhe transport ushqimor do të lejohen të mbushen…
Të paktën 46 persona janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në periferi të San Antonios, në Teksas. Një zyrtar zjarrfikës tha se 16 persona, mes të cilëve katër fëmijë, ishin dërguar gjithashtu në spital. Të mbijetuarit ishin “të nxehtë në prekje” dhe vuanin nga goditja e nxehtësisë…
Banka “Credit Suisse” u dënua nga Gjykata Penale Federale e Zvicrës të hënën për dështimin në parandalimin e pastrimit të parave nga një bandë bullgare e trafikut të kokainës. Ky ishte gjyqi i parë penal në vend ndaj një prej bankave të saj kryesore. Sikurse shkruan Borderlandbeat.com, një ish-punonjëse u…
Të dhënat e gjetura në laptopin e Hunter Biden kanë zbuluar se djali i presidentit amerikan shpenzoi mbi 30 mijë dollarë për eskorta nga një “agjenci modelesh” me zyra në Kiev dhe Moskë. Kështu të paktën ka raportuar Washington Examiner të hënën. Sipas raportit, Hunter Biden grumbulloi faturat me pesë…
Pentagoni po “përpiqet” të gjejë mënyra për të afruar rekrutë të rinj pasi degët e shumta rrezikojnë të mos arrijnë qëllimet e tyre vjetore të regjistrimit, kjo pasi numri i të rinjve amerikanë të gatshëm për t’u bashkuar me ushtrinë ka arritur nivelin më të ulët në 15 vjet. NBC…
Një sulm me raketa ruse që goditi një qendër tregtare të mbushur me njerëz në qytetin qendror të Ukrainës, Kremenchuk, ka shkaktuar të paktën 13 viktima dhe ka plagosur 40 të tjerë. Sulmi u dënua menjëherë nga presidenti Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas. Guvernatori rajonal Dmytro…