Vendosni fjalën kyçe....

Lajme

Përgjigjja e Bashës: E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha, PD-ja s’do mbrojë interesat e tua personale

Kreu i PD-së u është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha në foltoren e sotme me gratë demokrate në Tiranë. Basha shkruan se është e trishtueshme të dëgjohet sa poshtë ka rënë Berisha. Po kështu kryedemokrati shkruan se asnjë trillim a mashtrim nuk do e shndërrojë PD-në në mburojë të interesave…

Vokshi: Gratë kanë mbështetur masivisht foltoren e Kuvendin e 11 dhjetorit, i besojmë projektit të Berishës

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka thënë mbrëmjen e sotme se kryetari i PD-së Basha kërkoi të uzurponte Lidhjen Demokratike të Gruas nëpërmjet shpalljes së zgjedhjeve në organizatën partnere të PD-së pa u këshilluar me kryesinë e saj. Gjatë fjalës së saj në foltoren e ish-kryeministrit Berisha me gratë demokrate në…

Berisha: Yuri Kim promovon politikën e Sorosit, s’do trokasë në derën time pa kërkuar falje për barin që u përmendi demokratëve

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se dera e tij do jetë e hapur për çdo ambasador amerikan përgjithnjë, me përjashtim të Yuri Kim. Gjatë fjalës së tij në foltoren me gratë demokrate në Tiranë, ish-kryedemokrati tha se dera e tij do hapet për Kim vetëm pasi ajo t’u kërkojë falje demokratëve…

Berisha: Do e shpallim Xhorxh Sorosin ‘non grata’ përgjithmonë në Shqipëri

Ish-kryeministri Berisha ka thënë mbrëmjen e sotme se saspo PD-ja konservatore të vijë në pushtet, miliarderi hungarezo-amerikan Xhorxh Soros do shpallet non grata përgjithnjë në Shqipëri. Ai e akuzoi Sorosin se ka shkatërruar shtyllën kurrizore të vendit nëpërmjet reformës në drejtësi dhe se është mbështetës i projekteve të Millosheviçit për…