Qyteti i Durrësit është qyteti më i prekur nga tërmeti që goditi vendin tonë në orën 3:54. Një pallat është shembur ndërsa raportohet se ka njerëz që kanë mbetur nën rrënoja. Ata janë bllokuar dhe kërkojnë ndihmë. Ende nuk dihet gjendja e tyre. Zhurmat e sirenave të ambulancave dëgjohen kudo…