Vendosni fjalën kyçe....

Ballina

“Dvorani s’publikoi 32 mbledhje, veproi i vetëm duke dalë mbi KED-në” – Meta publikon videon e dytë

Presidenti Meta ka publikuar materialin e dytë video ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Në hyrje të materialit theksohet se Dvorani nuk ka asnjë kompetencë kushtetuese por është vetëm një anëtar i KED-së. Sipas kreut të shtetit, Dvorani ka shkelur ligjin duke mos publikuar asnjë nga…

Sot votohen dy projektligjet e Ramës për median, gazetarët në protestë

Sot pritet që Parlamenti të miratojë të ashtuquajturën “Paketë Antishpifje” të kryeministrit Edi Rama, e cila përfshin dy projektligje për median në vend. Gazetarë, qytetarë e aktivistë, pritet të protestojnë sot rreth orës 09:00 para Kuvendit për t’i kërkuar deputetëve të mos i miratojnë dy projektligjet e propozuara. Këshilli Shqiptar…

Carlo Bollino kundër projektligjit të Ramës për mediat: Mjet i rrezikshëm presioni

Carlo Bollino i është bashkuar gazetarëve që kundërshtojnë të ashtuquajturën “Paketë Antishpifje” të kryeministrit Edi Rama. Edhe pse në shumicën e rasteve, Bollino ka qenë mbështetës i reformave dhe ligjeve të miratuara e propozuara nga kjo qeveri, këtë radhë ai mendon se projektligji i ri për mediat përbën një kërcënim…

“Samir Mane shkarkoi në mënyrë të paligjshme kreun dhe financierin e sindikatës” – Minatorët e Bulqizës

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës kanë denoncuar shkarkimin në mënyrë të paligjshme nga puna të kreut të sindikatës, Elton Debreshi dhe përgjegjësit të financave, Beqir Duriçi. Ata akuzojnë kompaninë Albchrome dhe Samir Manen për shkarkimin në shkelje të Kushtetutës, Kodit të Punës e Konventave Ndërkombëtare të Debreshit e…

Komisionerja europiane: Projekligjet për mediat jo në përputhje me standartet ndërkombëtare, të përmirësohen urgjent

Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut i ka bërë thirrje qeverisë që të përmirësojë urgjentisht dy projektligjet për mediat të njohura si ‘Paketa anti-shpifje’. Në një reagim, përfaqësuesja e këtij këshillit thekson se disa prej dispozitave që po i kalojnë parlamentit shqiptar për miratim, nuk janë…

“Më vjen turp që të kam patur koleg”- Bushati e Peza s’lënë gjë pa i thënë njëri-tjetrit në transmetim live (VIDEO)

Andi Bushati dhe Alfred Peza u përfshinë në një debat të ashpër mbrëmjen e kaluar, ndërsa ishin të ftuar në studion e emisionit “Open”. Dy ish-kolegët po diskutonin për të ashtuquajturën “Paketë Antishpifje” të kryeministrit Edi Rama. Gjatë debatit, Peza doli në krah të Ramës gjë që e nervozoi Bushatin…