Vritet në shtëpinë e tij presidenti i Haitit Jovenel Moïse. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i përkohshëm Claude Joseph. Siç citon BBC, Joseph tha se vendbanimi i presidentit në Port-au-Prince u sulmua nga njerëz të armatosur të paidentifikuar në 01:00 pas mesnate. Zonja e Parë u raportua gjithashtu e plagosur…