Vendosni fjalën kyçe....

Balla i bindur se 70-80% e qytetarëve e duan investimin në Zvërnec


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me debatin publik për projektin e investimit në Zvërnec, duke theksuar se çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë domosdoshmëria e realizimit të tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se projekti po shoqërohet me garanci për respektimin e të gjitha normave dhe standardeve mjedisore, ndërsa sipas tij po konsolidohet edhe mbështetja e shumicës së qytetarëve në favor të investimit, ku shpreh edhe bindjen se 70-80% e tyre e mbështesin atë.

“Çdo ditë e më shumë po qartësohet domosdoshmëria e investimit në Zvërnec dhe garancitë e respektimit të të gjitha normave dhe standardeve mjedisore, duke konsoliduar çdo ditë shumicën e madhe në favor të këtij projekti historik për turizmin në Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian,” shkruan Balla.