Vendosni fjalën kyçe....

“Kryeministër ky është fundi juaj, e ardhmja jemi ne” – Studentja


Protesta antiqeveritare që po vijon prej 23 ditësh ka marrë edhe mbështetjen e studentëve, të cilët janë bërë pjesë e tubimeve dhe kanë artikuluar kërkesa për ndryshime në sistemin arsimor dhe institucional.

Sipas tyre, qëllimi i protestës nuk është kërkimi i privilegjeve, por garantimi i të drejtave dhe funksionimi i institucioneve me përgjegjësi. Ata theksojnë se arsimi duhet të trajtohet si një e drejtë themelore dhe jo si një favor.

Disa studentë kanë deklaruar gjithashtu se kërkesat e tyre lidhen me nevojën për dëgjimin e zërit të të rinjve dhe për përmirësimin e kushteve në arsim, duke shtuar se e ardhmja e vendit lidhet drejtpërdrejt me gjeneratën e tyre.

Në protestë janë parë edhe pankarta dhe slogane të ndryshme, përfshirë “Rama në burg, Berisha në burg” dhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si dhe mesazhe që shprehin pakënaqësi ndaj situatës sociale dhe ekonomike.

Në tubim është përfshirë edhe diaspora, me pjesëmarrës që shprehen të vendosur për vijimin e protestës deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, duke vlerësuar mbështetjen e emigrantëve shqiptarë.

Disa protestues kanë bërë thirrje për krijimin e një qeverie më të përgjegjshme, duke kritikuar klasën politike për emigrimin e të rinjve dhe gjendjen ekonomike në vend.