Vendosni fjalën kyçe....

“Tkurret plazhi publik në Pogradec, 11 metra në 2 km vijë liqenore” – Denoncimi


Plazhi publik është tkurrur këtë vit sipas administratorit të një biznesi. Dritan Hoxha ka pohuar se në një vijë liqenore prej rreth dy kilometrash, qytetarëve u janë lënë në dispozicion vetëm 11 metra plazh publik.

Ndërkohë sipas Bashkisë së Pogradecit, harta e plazheve e miratuar parashikon 3 parcela publike dhe 3 parcela private, ndërsa nuk ka ndryshime në sipërfaqet e tyre krahasuar me vitin e kaluar, shkruan TCH.

Sa i përket lejeve për stacionet e plazhit, ato miratohen nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe nuk është Bashkia ajo që përcakton apo jep lejet për operatorët turistikë.