
Kreu i PD-së Berisha pohoi se ka nxitur demokratët të bashkohen me protestëm por jo si militantë partie por si qytetarë.
Ai shkruan në Facebook se demokratët e kërkojnë largimin e Ramës prej 13 vitesh dhe gjatë këssaj kohe janë përballur me kërcënime e presione. Në fund Berisha shton se kur një qeveri humbet besimin e qytetarëve, beteja nuk është më politike por betejë për dinjitetin, lirinë e të ardhmen e vendit.
“Demokratët kanë kërkuar largimin e Edi Ramës prej 13 vitesh, duke përballuar kërcënime, fyerje, presione dhe çdo formë sulmi politik. Për vite me radhë, kjo betejë është trajtuar si një kauzë e demokratëve, por protestat që po zhvillohen sot dëshmojnë se pakënaqësia ndaj kësaj qeverie nuk është më vetëm e opozitës – është bërë zëri i mbarë shqiptarëve.
Kjo është arsyeja pse kam nxitur çdo demokrat të bashkohet me protestën. Por me një kusht: jo si militantë partie, por si qytetarë. Sepse kur një qeveri humbet besimin e qytetarëve, beteja nuk është më politike; është një betejë për dinjitetin, lirinë dhe të ardhmen e vendit.”