Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet sot grupi i PS, në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec


Partia Socialiste do të zhvillojë sot në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave, mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar me pjesëmarrjen e deputetëve dhe ministrave të qeverisë Rama.

Gjatë takimit do të diskutohet mbi ecurinë e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, paketën e ligjeve të integrimit, procedurat e ndjekura për investimin në Zvërnec dhe interesin për zhvillimin turistik të ishullit të Sazanit.

AXHENDA E PLOTË

10:00 – Hapja e mbledhjes nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.

Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.

Informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe ecurinë e negociatave të anëtarësimit.

Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

-Informim mbi paketën e ligjeve që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

-Informim mbi procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec dhe interesin e shprehur për zhvillimin turistik të ishullit të Sazanit.

Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

-Informim mbi ecurinë e Reformës Administrative Territoriale.

Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

-Informim mbi detyrat e lëna nga mbledhja e kaluar dhe performancën e anëtarëve të Grupit Parlamentar.

Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës