Vendosni fjalën kyçe....

Begaj firmos thellimin e bashkëpunimit Shqipëri-Kirgistan


Presidenti Begaj ndodhet në një vizitë në Kirgistan. Atje ai u takua me homologun Sadyr Zhaparov. Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Në takim u shpreh angazhimi për  përshpejtimin e procedurave për mbylljen e marrëveshjeve në proces mes dy vendeve tona dhe forcimin e marrëdhënieve në fushat me interes të dy vendeve.

Presidenti shprehu bindjen se kjo do t’i shërbejë forcimit të miqësisë e besimit mes dy popujve tanë.

“Dy vendet do të afrohen më shumë me njëri-tjetrin nëse i bëjne qytetarët e tyre të njohin më shumë njëri-tjetrin. Vendosja e linjës ajrore që lidh drejtpërdrejt Tiranën me Bishkekun do t’i shërbente shumë këtij qëllimi”, tha  Begaj.