
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi se aktiviteti i call center-ave në Shqipëri po përdoret për mashtrime ndaj pensionistëve në vendet europiane, duke pretenduar se këto struktura mbrohen nga shteti.
Berisha deklaroi se këto skema u marrin shuma të mëdha parash të moshuarve në vende si Italia, Austria dhe Spanja.
“Parlamenti nuk mbron më interesat e qytetarëve shqiptare, por përdoret në mënyrën më të pamëshirë kundër qytetarëve, interesave, pasurive, taksave të tyre.
Për herë të parë në gjithë ekzistencën e parlamentit, mandatet e krimit në parlament nuk lejojnë ngritjen e komisionit hetimor parlamentar.
Këto ditë në qytetet e Shqipërisë, me qindra e qindra ta ashtuquajtura call center-a, vjedhin ditë e natë pensionistët e vendeve që kanë kontribute të jashtëzakonshme, që kanë kontribuar miliarda.
Hijena të vërteta nga salla të mbrojtura nga shteti mashtrojnë dhe u grabisin pensionet pensionistëve në Itali, Austri, Spanjë, në një aktivitete fund e krye të mbrojtur nga shteti.
A call center që n javë vjedhin 30 mln euro me mashtrim pensionistëve të vendeve të tjera”, tha Berisha.