Vendosni fjalën kyçe....

Nis operacioni për lirimin e 75 hapësirave publike që shfrytëzoheshin për parkim privat me pagesë


Policia e Shtetit, ajo Bashkiake dhe IKMT-ja kanë vijuar sot lirimin e hapësirave publike nga parkimet e zëna në mënyrë të paligjshme.

Zonat që janë kontrolluar sot përfshinë ato që kap Komisariati 2. Sipas nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Blendi Sulaj, janë gjetu 75 hapësira të cilat shfrytëzohen për parkime kundrejt pagesës.

Po ashtu, edhe në mes të lagjeve apo zonave të banuara, makina të shumta zënë vendet e parkimit të qytetarëve, parkime këto të zëna nga një individ i vetëm.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të parkimeve në Tiranë, që kanë dy ditë afat për t’i mbyllur në mënyrë vullnetare; në të kundërt, do të përballen me forcën e ligjit.