Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama le të vijë në gjykatë po të dojë, të dalim të ballafaqohemi


Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje në çështje pronash dhe moszbatim të vendimeve gjyqësore, duke përmendur edhe një gjobë prej 300 mijë eurosh ndaj bashkisë.

Ai tha se është i gatshëm të përballet në gjykatë me Ramën, nëse kjo vendoset, ndërsa shtoi se kryeministri nuk paraqitet dhe “i ka të tjerët si ushtarë”.

“Pasi dhe lejen e ndërtimit, e anulove kur more vesh se ishte Jamarbër Mallteze. Pse  e anulove? Dhe tjetra përse nuk zbatove vendimin e gjykatës, por gjobite bashkinë me 300 mijë euro.

Tani do vendosë gjykata nëse do e thërrasë apo jo Ramën që është autor i ndryshimit të destinacionit në të gjitha raste dhe cdo cm katror të atij trualli.

Po më thirri gjykata do shkoj me kënaqësi…E merrni vesh si do ta bëj Edi Ramën aty unë. Edi Rama le të vijë po të dojë, të jetë me kamera të dalim të ballafaqohemi.

Por ai nuk vjen…këta i ka si ushtar. Mua nuk më kanë thirrur se po të më thërrasin shkoj, nuk e kam asnjë problem”, tha më tej ai.