
Kryeministri Rama ka shkarkuar zv.kryeministren Belinda Ballukun nga posti i zv.kryeministres dhe si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendin e saj në qeveri e ka marrë Albana Koçiu.
Besfort Lamallari është larguar nga Ministria e Drejtësisë pasi një rrugëtimi të shkurtër, i emëruar pak muaj më parë, duke u rikthyer te Ministria e Brendshme, duke zëvendësuar Albana Kocciun.
Toni Gogu ka kaluar nga ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin si ministër i Drejtësisë, duke zëvendësuar Lamallarin.
Elisa Spiropali është larguar si ministre e Jashtme duke u zëvendësuar në këtë post nga Ferit Hoxha.
Në vend të Ballukut si ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës është emëruar Enea Karakaçi.
Pirro Vëngu është larguar nga Mbrojtja duke ia lënë vendin Ermal Nufit.
Ndërkohë Eriona Ismali zëvendëson Toni Gogun si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Lëvizjet në qeveri vijnë pas mbledhjes së grupit të PS-së ditën e sotme. Zv.kryeministrja Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për disa vepra penale.
Shkarkimi i saj vjen pas një telenovele të gjatë disamujore me kreun e qeverisë që e mori në mbrojtje duke e çuar pezullimin e saj nga Gjykata e Posaçme në Gjykatën Kushtetuese, ku pas votimit para pak ditë më parë 4-4, kjo e fundit la në fuqi pezullimin e vendosur nga Gjykata e Posaçme.
Balluku akuzohet për tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe disa lote të Unazës së Madhe.
Ambasada amerikane, qeveria gjermane dhe deputetë të Parlamentit Evropian kanë theksuar mbështetjen e palëkundur për SPAK-un duke kërkuar që drejtësia të veprojë pa asnjë presion politik.
