Vendosni fjalën kyçe....

PS kërkon 10 ditë përjashtim për 8 deputetë të PD-së që bllokuan foltoren e kuvendit


 

Lidhur me bllokimin e foltores në seancën plenare të së enjtes në parlament prej deputetëve të opozitës, PS ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë 8 deputetë të PD-së, që sipas tyre kanë penguar zhvillimet në Kuvend.

Përjashtim është kërkuar për; Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Në këtë kërkesë, depozituar ne Kryesine e Kuvendit thuhet se keta deputete ofenduan kryeparlamentaren Lindita Nikolli.

Kanë qenë 7 deputetët socialistë ata që kanë firmosur kërkesën, të cilën e kanë depozituar në Kryesi.