
Banorët e Rrjollit kanë vijuar protestën edhe ditën e sotme kundër projektit të resortit luksoz. Ata kanë disa javë që përplasen me policinë dhe me punonjësit e kompanisë që po zhvillon projektin duke mos e lejuar këtë të fundit të kryejë punimet.
Ata kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të punimeve teksa theksojnë se toka ku po ndërtohet resorti i përket fsamiljeve të tyre prej disa brezash.
Policia nga ana e saj ka shoqëruar dhjetëra banorë të zonës që prej ditëve të para të protestës ndërsa ka shërbyer si gardh mes tyre dhe punonjësve të kompanisë.