Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrohen mbi 103 mijë veshje të falsifikuara në Durrës



Mbi 103 mijë veshje të dyshuara si të falsifikuara janë kapur në Portin e Durrësit nga Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Durrës, në kuadër të një operacioni kundër shkeljes së pronësisë intelektuale.

Sipas autoriteteve, mallrat e bllokuara mbanin marka të njohura ndërkombëtare si Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Bossdhe Calvin Klein, si edhe bluza sportive të ekipeve të njohura europiane.

Autoritetet doganore kanë bërë bllokimin e mallit dhe kanë nisur procedurat përkatëse ligjore.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave deklaron se do të veprojë me tolerancë zero ndaj çdo subjekti që cenon të drejtat e pronësisë intelektuale apo shkel Kodin Doganor dhe legjislacionin në fuqi, duke paralajmëruar kontrolle të imtësishme ndaj subjekteve me risk të lartë.