Vendosni fjalën kyçe....

Cara: Rama po u merr pronat qytetarëve e po ia jep privatit, të pezullohet projekti TID në Durrës


Deputeti I PD-së Igli Cara denoncoi projektin TID në Durrës ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se po tregohet arrogant me pronarët e ligjshëm.

Gjatë fjalës në seancë Cara tha se pronat po iu merren pronarëve të ligjshëm e po i jepen privatit. Ai bëri thirje që projekti të pezullohet dhe bashkë me të edhe procedurat e shpronësimit.

“Projekti TID ka vite që ka nisur. Bashkia e Durrësit merr përsipër që çdo vit duhet t’i japë mbi 50 mijë euro TID…Por kaq të pasur jemi ne? Çdo projekt ka shpenzime dhe të ardhura, por çfarë përfitojmë këtu? Si ka mundësi që kryeministri tregohet kaq arrogant me pronarët e ligjshëm? Nuk mundesh do të marrësh pasuritë e shqiptarëve ti menaxhosh dhe të përfitojë privati. Nuk ka sens logjik. Kërkojmë që kjo qeveri të pezullojë këtë projekt dhe procedurat e shpronësimit. Kërkojmë transparencë në mënyrën e menaxhimit të një tjetër projekti. Pasuritë kombëtare qëndrojnë mbi partitë politike. Nuk mund të lejojmë që trashëgimia të trajtohet si madh në treg”, tha Cara.