Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 25-vjeçari, drejtonte automjetin nën efektin e drogës



Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit, të riut iu gjet edhe një sasi lënde e dyshuar kokainë. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.