
Deputeti i PD-së Klevis Balliu ka denoncuar qeverinë lidhur me bllokimin e rrugës Librazhd-Përrenjas.
Ai shkruan se ndërsa për rrugët shpenzohen qindra milionë euro për taksa dhe ndërtime rrugësh, realiteti në terren është krejt tjetër me rrugët që janë kthyer në rrezik për jetën e qytetarëve.
Balliu akuzon kryeministrin Rama dhe zv.kryeministren Balluku ndërsa fton qytetarët në protestën e 10 shkurtit.
“Qindra milionë euro taksa për rrugët dhe infrastrukturën, ndërsa realiteti është alarmant. Ja se çfarë po ndodh në aksin Librazhd–Prrenjas në këtë moment. Çdo rrugë është kthyer në rrezik për jetën e qytetarëve. Arsyeja është e qartë: vjedhja dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Ky pushtet rrezikon jetën e njerëzve për të mbushur xhepat e tij. Më 10 shkurt, të bashkohemi në protestë kundër narkopushtetit.” – thotë Balliu në denoncimin e tij.