
Ditën e nesërme, në orën 09:00, në Gjykatën e Posaçme, do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Seancën do ta gjykojë gjyqtarja Etleva Deda.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet më 10 shtator 2025 dhe dërgoi për gjykim kryetarin e Bashkisë, i cili ndodhet në arrest që prej 8 shkurtit 2025.