Vendosni fjalën kyçe....

Krim në familje në Bulqizë, 58-vjeçari plagos djalin me thikë



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Ostren, Bulqizë, ku një 58-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka plagosur me thikë djalin e tij, 29-vjeçar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, pas një konflikti të çastit dhe për motive të dobëta. B.N., 58 vjeç, brenda banesës ka sulmuar me mjet prerës djalin e tij, K.N., 29 vjeç.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, ngjarja nuk u përshkallëzua më tej. Policia arrestoi autorin dhe sekuestroi thikën e përdorur në sulm.

I dëmtuari ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.