Vendosni fjalën kyçe....

Pëson shembje rruga Lurë-Peshkopi, s’është përuruar ende (Video)


Rruga Lurë-Peshkopi ka pësuar shembje pranë fshatit Çidhën, shkruan BW.

Punimet nuk kanë përfunduar ende ndërsa ajo nuk është rruga e vetme me probleme.

Në tunelet e Llogarasë dhe ai I Murrizit në Rrugën e Arbrit janë vërejtur plasaritje siç duket në video të publikuara në rrjetet sociale.

Ruga Qukës-Qafë Plloçë është çarë në disa vende.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me rrugën Korçë-Ersekë muaj më parë si dhe me rrugën e Zall Herrit.