Vendosni fjalën kyçe....

KQZ nis procesin për mbledhjen e firmave për referendum mbi barazinë gjinore



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvillon sot një seancë publike për shqyrtimin e kërkesës për pajisjen me fletë për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit mbi ligjin e barazisë gjinore.

Pas miratimit të fletës tip, grupi nismëtar do të ketë një periudhë 60-ditore për të mbledhur 50 mijë firma nga qytetarët, të cilat më pas do t’i nënshtrohen një procesi verifikimi nga KQZ.

Ligji për barazinë gjinore u miratua më 6 nëntor 2025 me 77 vota të mazhorancës socialiste, ndërsa opozita e kundërshtoi dhe nuk mori pjesë në votim. Grupi nismëtar kërkon shfuqizimin e këtij ligji përmes referendumit.

Procedura parashikon kontroll të mëtejshëm të firmave të mbledhura për t’u siguruar që ato i përkasin regjistrit të zgjedhësve.