
Reshjet shiut dhe dëborës kanë shkaktuar sërish problematika në aksin Qukës-Qafë Plloçë, e cila brenda kësaj jave ka pësuar disa herë shembje të masivëve të gurëve dhe dherave, duke vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve.
Edhe pse ka kushtuar 260 mln euro, “aks i florinjtë” përballet me problematika herë pas here.
Në pamjet e siguruara, shihet se si rrëshqitja e dherave ka bllokuar plotësisht rrugën duke pezulluar qarkullimin e mjeteve.
Në zonë janë të pranishëm dy eskavatorë, të cilët po punojnë për të hapur rrugën dhe për të mundësuar qarkullimin.
Kujtojmë se dy ditë më për, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, një masiv dherash që rrëshqiti nga mali në afërsi të një tuneli, ra mbi një automjet, por fatmirësisht nuk shkaktoi viktima.
Rruga Qukës-Qafë Plloçë që shmang Prrenjasin, Qafë-Thanën dhe Pogradecin u inaugurua në muajin shtator nga ministrja e pezulluar nga detyra Belinda Balluku dhe ka kushtuar 260 milionë euro.
Aksi përfundoi pas 14 vitesh, por mjaftuan vetëm dy muaj përdorim që rruga të dalë jashtë funksioni
Shembjet masive zbuluan se cilësia e punimeve ishte mjaft e dobët dhe në terren kanë munguar studimet e mirëfillta gjeologjike.