Vendosni fjalën kyçe....

Protesta para bashkisë Durrës, PD akuza PS-së: Patronazhistët po kërcënojnë qytetarët


Qindra qytetarë të Durrësit protestuan pasditen e sotme para bashkisë lidhur me përmbytjet e fundit.

Ata akuzuan kryebashkiaken Sako për përmbytjet teksa pohuan se nga pushteti vendor nuk ishin marrë masat e duhura për të shmangur vërshimin e ujit.

Protesutesit kërkuan dëmshpërblim të plotë me disa prej tyre që dekjaruan se nuk kishin marrë ende dëmshpërblimet e vitit të shkuar.

Ndërkohë përfaqësues të PD-së në protestë akuzuan patronazhistët e PS-së se po kërcënojnë qytetarët që të mos dalin më në shesh, ndryshe nuk do përfitojnë asnjë  dëmshpërblim.