Vendosni fjalën kyçe....

Berisha paralajmëron tryezë të përbashkët për demokracinë: Qeveria teknike do të mbështetet nga të gjitha palët


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se qytetarët duhet të bashkohen kundër regjimit aktual dhe se është e nevojshme të rrëzohet kryeministri Edi Rama.

Ai paralajmëroi gjithashtu se së shpejti do të mbahet një tryezë e përbashkët me të gjitha forcat politike dhe faktorët e shoqërisë civile për të diskutuar hapat e ardhshëm.

“Qeveria teknike do të mbështetet nga të gjitha palët. Rama nuk pranon heqjen e mandatit sepse e di që dosja Balluku është dosja Rama, dosja AKSHI është dosja Rama. Ai e di që Gerond Mece u mor peng që kunati të fitojë qindra milionë. Ai nuk pranon të zbatojë vendimet e drejtësisë. I përket popullit, ose të pranojë diktaturën e plotë të tij, ose ta rrëzojë atë. Së shpejti do të mbahet tryezë e përbashkët me forcat politike dhe faktorë të shoqërisë shqiptare në këtë betejë vendimtare për fatin e demokracisë në Shqipëri kundër Edi Ramës,” tha Berisha.