Vendosni fjalën kyçe....

Njësoj si ditën e djeshme, nëntë viktima lidhur me Covid-19 në vend


Ashtu si ditën e djeshme, edhe Shqipëria ka raportuar nëntë viktima lidhur me Covid-19 në 24 oët e fundit.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se viktimat janë një 44 vjeçar, një 70 vjeçar, 71 vjeçar, 78 vjeçar dhe dy 84 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Mallakastra, një 74 vjeçar dhe një 82 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Së fundmi janë raportuar 1446 testime nga të cilat kanë dalë 321 raste të reja me Covid-19.

Në tre spitalet covid në Tiranë janë shtruar 328 pacientë, nga të cilët 12 janë në terapi intensive me 5 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *