Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Deri dje vetëm opozita denonconte narkoshtetin, sot e gjithë Evropa


Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, gjatë fjalës së tij në protestë, akuzoi qeverinë për lidhje me krimin dhe korrupsion masiv, duke thënë se pushteti është kapur nga “bandat” dhe se pasuritë e zyrtarëve janë ndërtuar mbi varfërinë e qytetarëve.

Balliu u bëri thirrje qytetarëve për qëndresë, duke e cilësuar protestën si nisjen e një revolte pa kthim kundër, sipas tij, narkoshtetit dhe kryeministrit Edi Rama, me synim largimin e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

“Sot më shumë se kurrë bandat në pushtet fshihen si struci, janë në garë kush t’ja fusin njëri-tjetrit, jo për frikën e njërit apo tjetrit, por prej frikës nga ju se e dinë që u ka ardhur data. Ju ja kallni datën. Të nderuar miq, 12 vite kemi denoncuar se si një nga narko pushtet ka vjedhur çdo ditë, çdo minutë, orë, duke i transformuar shqiptarët në popullin më të varfër të Evropës me pushtetarët më të pasur të botës. Sot, në Shqipëri nuk ka ilaçe nëpër spitale, Ergys Agasi ka 3 milionë euro shishe vere.

Ndërkohë që të rinjtë largohen se nuk blejnë një shtepi prej parave të drogës në ndërtim, Belinda Balluku ka plot 314 apartamente, dy jahte dhe janë të vetmet që dimë në, e sa e sa të tjera. Këto janë shërbëtorët e Edi Ramës. Kur shërbëtorët kanë këto pasuri, çfarë pasurie ka narkokryeministri, ku i gjetën paratë? Janë të gjitha paratë tuaj, ndaj duhet të luftojmë, t’i arrestojmë, të shkojnë në burg dhe t’i konfiskohen pasuritë që u kanë vjedhur ju.

Sot mediat e narkopushteti janë militantët e partisë, jo këtu nuk janë militantë partie, por misionarët që kanë vendosur të larojnë narkoshtetin dhe narkokryeministrin Edi Rama. Deri dje ishte vetëm opozita që fliste për narkoshtetin, që denonconte, kushte sot është e gjithë Evropa. Sot nuk ka asnjë gjuhë të botës që Rama është një trafikant droge që ka vjedhur pushtetin ne kartelet, duke blerë vota, duke bërë presion. Kur shteti bie pre e bandave, ndodh që biznesmenët merren peng, punonjësit e administratës merren peng për interesa e baxhanakut të kryeministrit, kërcënohen nëpër skutat e kriminelëve…

Ndaj sot, të nderuar miq, me shumë kurrë është e nevojshme qëndresa. Kjo që nis sot nuk është një miting, por pikënisja e një misioni pa kthim, e një revolte pa kthim, pikënisja e fitores së Shqipërisë dhe e dështimit të narkoshteti. Jam krenar që jam një nga, që jam pjesë e PD-së, krenar që jam pjesë e misionit e nisur nga lideri i opozitës, Sali Berisha.

Bashkë me ju do të korrim fitoren e nevojshme për vendin tonë, për kombin tonë. Ndaj sot, të nderuar miq, ti japim fjalën njëri tjetrit, se kjo nuk mund të mbyllet kurrë me nje proteste, por vetëm me largimin e Edi Ramës, qeverinë teknike, zgjedhje të lira dhe arrestimin e narkoshteti dhe narkotrafikantëve në pushtet.”