Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli, Greqia dhe Qipro ndërtojnë front të përbashkët për të frenuar Turqinë



Izraeli, Greqia dhe Qiproja po punojnë për të ndërtuar një “mur” strategjik sigurie për të penguar Turqinë dhe për të parandaluar që ajo të kalojë në një qëndrim hapur armiqësor, bëjnë të ditur burime izraelite për YNetNews, në prag të samitit trepalësh që do të mbahet të hënën në Jerusalem.

Tre vendet synojnë të theksojnë koordinimin ushtarak, bashkëpunimin energjetik dhe të dërgojnë një mesazh të qartë Ankarasë: çdo agresion i përshkallëzuar nuk do të mbetet pa përgjigje.

Zyrtarët kanë mohuar ekzistencën e planeve për një forcë rajonale të përbashkët, por kanë premtuar thellim të lidhjeve në fushën e mbrojtjes. Samiti vjen në një moment kur Turqia, nën udhëheqjen e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, ka rritur aktivitetin e saj në Mesdheun Lindor, duke shkaktuar shqetësime në Izrael, Greqi dhe Qipro.