
Deputeti i PD, Klevis Balliu, zhvilloi një takim në Astir ku denoncoi “narko-qeverinë e Ramës” dhe varfërinë e shqiptarëve, duke u shprehur se duhet “Të përballemi me narko-shtetin me çdo formë dhe mënyrë demokratike, sepse çdo veprim qytetar, paqësor dhe ligjor është i drejtë kur qëllimi është shpëtimi i demokracisë.”
Ai ftoi më 22 dhjetor, ora 18:00, qytetarët të bashkohen në revoltë kundër korrupsionit.
“Sot, në një takim masiv në Astir.
Agasi me 3 milionë euro vetëm në shishe vere,
Lubia me qindra apartamente,
ndërsa shqiptarët jetojnë në varfëri dhe biznesmenët merren peng nga shteti.
Narko-qeveria e Ramës ka rënë.
Asgjë nuk e ndal ndryshimin.
Të përballemi me narko-shtetin me çdo formë dhe mënyrë demokratike, sepse çdo veprim qytetar, paqësor dhe ligjor është i drejtë kur qëllimi është shpëtimi i demokracisë.
Më 22 dhjetor, ora 18:00,
të bashkohemi në revoltë qytetare kundër korrupsionit”, shkruan ai.