Vendosni fjalën kyçe....

“Ramës do i rikujtojmë vitin 1991 kur ikte nga blloku me autoblinda” – Paralajmërimi i Berishës


Kreu i PD-së Berisha tha mbrëmjen e sotme se qytetarët që do tubohen në protestën mbarëkombëtare më 22 dhjetor do bllokojnë sheshin para kryeministrisë për tre javë radhazi.

Ai gjithashtu tha se zv.kryeministrja Balluku dhe kryeministri Rama ishin kapur duke vjedhur në tunelin e Llogarasë dhe se gjykata me vendimin e saj i lejoi që të vijojnë vjedhjet.

“Ky hajdut rri këtu për shkakun tonë, por kjo merr fund. Ky hajdut rri këtu sepse nuk i kemi treguar ne forcën tonë dhe do t’ia tregojmë atij. Ju jap fjalën se atë që ka përjetuar në vitin 1991, kur ikte me autoblinda nga Blloku në tunelet e Enver Hoxhës, do ta përjetojë së shpejti. U garantoj se PD do të përdorë të gjitha format e qendresës, të gjitha format e rezistencës gjer në largimin e tij. Por miq, në qoftë se më pyesni cila është më e mira, më kryesorja, zënia për tre javë e këtij sheshi. Kjo është. Këtu duhet të arrijmë ne. Këtu duhet të betohemi ne. Për këtë duhet të betohemi ne. Këtu duhet të vijnë njerëz të betuar për të shpëtuar vendin e tyre, për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar familjen e tyre, për të shpëtuar të ardhmen e tyre. Si opozitë, ne paraqitëm para shqiptarëve programin më të shkëlqyer që kemi paraqitur ndonjëherë. Por natyrisht, miliardat, dhuna, terrori, policia politike e votës, të gjitha këto shkatërruan zgjedhjet dhe i shndërruan në farsë. Tani ne jemi vota, jemi guximi, jemi forca, jemi fitorja.” – tha Berisha.