
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim online me ambasadorët shqiptarë të akredituar në vendet e Bashkimit Europian.
Në takimin periodik u koordinuan hapat e mëtejshëm për angazhimin dhe komunikimin me institucionet e BE-së, si dhe me publikun, median dhe komunitetet.
Spiropali theksoi: “U koordinuan hapat e mëtejshëm të angazhimit dhe komunikimit me institucionet e këtyre vendeve, por edhe me publikun, median dhe komunitetet, për vlerat, potencialin, dhe të gjitha arsyet pse Shqipëria meriton vendin e saj në tryezën e familjes europiane.”